Lista e lojtarëve të Kosovës për Austrinë dhe Sllovakinë

Basketboll

Lista e lojtarëve të Kosovës për Austrinë dhe Sllovakinë

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 12:34
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të premten, më 14 korrik, do të udhëtojë në një mini-turne në Austri dhe Sllovaki për të zhvilluar ndeshje përgatitore me përfaqësueset e këtyre dy vendeve, të cilat ngjashëm me kombëtaren tonë, marrin pjesë në ciklin para kualifikues për Kupën e Botës Kina 2019.

Qendra Gazmend Sinani, i cili u lirua nga përgjegjësitë në kombëtare pasi pësoi gjatë stërvitjes një lëndim, nuk do të udhëtojë me përfaqësuesen, kurse pritet të jetë jashtë terrenit për rreth dy javë. 
Selektori Brad Greenberg dhe ndihmësit e tij kanë vendosur që përfaqësuesja të udhëtojë me përbërjen e plotë aktuale (14 lojtarë), të cilët do t’i sprovojë në tri ndeshje që do të zhvillohen më 15 korrik në Kapfenberg kundër Austrisë, dhe 18 dhe 19 korrik në Bratisllavë kundër Sllovakisë. 
Lista e lojtarëve për ndeshjet miqësore me Austrinë dhe me Sllovakinë: Dardan Berisha Arti Hajdari, Leonard Mekaj, Jaren Sina, Alban Veseli, Urim Zenelaj, Drilon Hajrizi,Samir Zekiqi, Erion Kastrati, Gëzim Morina, Ergin Grosha, Lis Shoshi, Fisnik Rugova, Granit Rugova. Kosova në para kualifikime për Kupën e Botës është në grup me Maqedoninë dhe me Estoninë. Cikli i para kualifikimeve fillon më 2 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat