Kampioni i Kosovës ndeshet me bjellorusët në Champions

Basketboll

Kampioni i Kosovës ndeshet me bjellorusët në Champions

Nga: K. G. Më: 11 korrik 2017 Në ora: 14:39
Çiftet

Është hedhur shorti për rrethin e parë të Champions League në basketboll. Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, do të ballafaqohet me ekipin nga Bjellorusia, Tsmoki Minsk.  Një ekip jo edhe aq e njohur, por sigurisht se do të jetë e fortë. Ndeshjet do të zhvillohen më 19 dhe 21 shtator. Tetë fituesit e Raundit të parë do të kualifikohen për Raundin e dytë.

Për bardhekaltrit e rëndësishme është të përgatiten dhe të jenë sa më të fortë. Prishtina ka ekip mjaft të mirë. në krye me basketbollistin më të mirë shqiptar, Dardan Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat