Djelmoshat tanë kundër Portugalisë

Basketboll

Djelmoshat tanë kundër Portugalisë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 13:03
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës U-20 të mërkurën me fillim nga ora 19:45 do të përballet me Portugalinë në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B, që është duke u mbajtur në Oradea të Rumanisë.

Kjo njëherësh është edhe ndeshja e fundit në kuadër të Grupit D, derisa Kosova në duelet e mëparshme është mposhtur nga Kroacia (100:42), pastaj ka triumfuar ndaj Moldavisë (102:46), derisa e ka mundur edhe Irlandën (76:69), si dhe së fundi ishte Hungaria, ajo e cila shënoi fitore ndaj Kosovës (80:55).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat