Kosova e përmbylli me humbje

Basketboll

Kosova e përmbylli me humbje

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:11
Kosova U-20

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës e ka përmbyllur me humbje fazën e grupeve në kuadër të Kampionatit Evropian U-20, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Oradea të Rumanisë.

Kosova të mërkurën mbrëma është mposhtur nga Portugalia me rezultat 77:63 (21:15, 14:7, 22:16, 20:25).

Më efikasi te Përfaqësuesja jonë ishte Rinor Peci me 16 pikë, pastaj Bardhosh Kelmendi me 10 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, kurse te Portugalia më i dalluari ishte Diogo Araujo me 14 pikë e 7 kërcime.

Kosova në kuadër të Grupit D të Kampionatit Evropian U-20 ka regjistruar 2 fitore, ndaj Moldavisë e Irlandës, kurse ka pësuar disfatë nga Krocia, Hungaria dhe Portugalia.

Ndeshjen e radhës për pozitat 9 deri në 16, Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj të premten kundër Maqedonisë me fillim nga ora 19:45.

Kampionati Evropian U-20 në Oradea të Rumanisë ka filluar më 14 dhe do të përfundoj më 23 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat