Reagon FBK: Vendim i gabuar ndaj Berishës, ne më të fortë se Shqipëria

Basketboll

Reagon FBK: Vendim i gabuar ndaj Berishës, ne më të fortë se Shqipëria

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 12:35
Kosova

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet në lidhje me sherrin e ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë. Në njoftim cilësohet i gabuar vendimi i përjashtimit nga loja të basketbollistit Dardan Berisha, pavarësisht se ky i fundit pati një reagim mjaft të ashpër dhe fyes ndaj lojtarit të Shqipërisë, amerikanit të natyralizuar Majk Mohzer.

Duke qenë se Kosova e fitoi këtë ndeshjeve miqësore me rezultatin 71:63, titulli i postimit në faqen zyrtare në internet të Federatës është: “Kosova më e fortë se Shqipëria”.

“Në ndeshjen e parë në Tiranë, kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj asaj të Shqipërisë me 8 pikë dallim 71:63. Kosova e filloi ndeshjen me seri 10:0 dhe në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej 9 pikësh 23:14, në saje të lojës efektive, kryesisht në trapez, gjë që është posaçërisht inkurajuese.

Çereku i dytë u përshkua me lojë të tensionuar dhe pas një incidenti midis Mike Moser dhe Dardan Berishës, gjyqtarët përjashtuan Dardan Berishën nga ndeshja.

Vendimi i gjyqtarëve, edhe pse ishte i gabuar, u respektua nga ekipi jonë.?Kosova mbante epërsinë e vazhdueshme deri kah mesi i çerekut të katërt kur kjo epërsi ra në vetëm një pikë dhe ate dy herë.

Sidoqoftë, pesë pikë të Granit Rugovës, një treshe e Erjon Kastratit dhe gjashtë pikë të Leonard Mekajt në minutat e fundit, i mundësuan Kosovës fitoren, në dukje të lehtë dhe finish të qetë të ndeshjes.

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë me Shqipërinë në ora 19:00 në palestrën Feti Borova.?Kjo do të jetë miqësorja e fundit e Kosovës para fillimit të para kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, ku Kosova është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat