Resmija e Shemsija, dyshen e artë që e lakmonin në vitet e 80-ta - Bota Sot
Resmija e Shemsija, dyshen e artë që e lakmonin në vitet e 80-ta

Basketboll

Resmija e Shemsija, dyshen e artë që e lakmonin në vitet e 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2017 Në ora: 12:45
Resmije Juniku e Shemsije Stublla

Vitet po shkojnë, por sukseset nuk harrohen kurrë të klubit të basketbollit Universiteti të Prishtinës, që atëkohë palestra në Prishtinë nuk kishte vend për mijëra tifozë.  Universiteti ka qenë prej skuadrave më të forta në atëkohë dhe shumica ishin shqiptare. Një emër shqip që vazhdimisht i pengonte regjimit të asaj periudhe, garonte me sukses në ish Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Në foto janë Resmije Juniku e Shemsije Stublla,  të artat e asaj periudhe, që i lakmonin shumë klubet jugosllave që t’i kishin në mesin e tyre. Resmija e Shemsija, janë dy emra të mëdhenj të basketbollit, nivel të tillë nga vitet e pasluftës as që ka pasur basketbolli femëror në Kosovë, pa harruar edhe Xhevahire Mustafën, Xhemile Berishën, Serbeze Perani etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat