Humbje e thellë e Kosovës në Evropian

Basketboll

Humbje e thellë e Kosovës në Evropian

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 11:06
Kombëtarja e Kosovës U-16

Kombëtarja e Kosovës U-16 e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C në Gjibraltar. Kosova të mërkurën është mposhtur bindshëm nga Gjeorgjia me rezultat 82:44 (15:18. 23:6, 24:4, 20:16).

Vashat tona fillimin e kanë pasur të mirë, kur edhe arritën që t'i bëjnë ballë kundërshtareve të tyre në çerekun e parë, të cilin e fituan me shifrat 18:15. Por më pas prej çerekut të dytë, e deri në fund të takimit ishte Gjeorgjia, ajo skuadër që dominoi në parket dhe në fund triumfoi me 38 pikë dallim. Kosova të enjten do të ballafaqohet me Maltën, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 14:00. Kampionati Evropian U-16, Divizioni C në Gjibraltar ka filluar më 25 dhe do të përfundoj më 30 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat