Tifozët ‘Dardanët’ premtojnë përkrahje të kombëtares së Kosovës - Bota Sot
Tifozët ‘Dardanët’ premtojnë përkrahje të kombëtares së Kosovës

Basketboll

Tifozët ‘Dardanët’ premtojnë përkrahje të kombëtares së Kosovës

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 15:25
Pamje nga konferenca

Në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është organizuar konferenca e radhës për media, ku të pranishëm kanë qenë numri një i FBK-së, Erolld Belegu, përfaqësuesi i kompanisë së marketingut Base, Kreshnik Mustafa dhe lideri i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha. Qëllimi i organizimit të kësaj konference ishte shpalosja e detajeve rreth kampanjës së marketingut të Përfaqësueses së Kosovës, shitjes së biletave dhe organizimit të tifozëve për ndeshjen e parë të fazës së parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Erolld Belegu, kryetar i FBK-së, ka thënë: ““FBK është duke punuar intensivisht në përgatitjet përfundimtare për këtë fazë parakualifikuese, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë të organizimit të ndeshjeve si nikoqir, dhe besojmë se gjithçka do të jetë gati së pari për të mërkurën e ardhshme, kundër Maqedonisë, e më pas edhe për takimet tjera që na presin në kuadër të kësaj faze parakualifikuese”.  

Lulzim Berisha, lider i tifozëve “Dardanët”, thotë: “Ftoj që të gjithë adhuruesit e sportit në përgjithësi që të mërkurën në orën 20:15 të jenë në numër sa më të madh të pranishëm në palestër. Ne si tifozë do të organizohemi dhe mobilizohemi maksimalisht për të përkrahur Përfaqësuesen tonë. Ne kemi besim të madh tek djelmoshat tanë dhe jemi të bindur se së pari do të mposhtim Maqedoninë dhe më pas edhe do të kualifikohemi tutje. Besoj se e mërkura do të jetë ditë feste në Kosovë, sepse djemtë tanë e meritojnë mbështetjen e të gjithëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat