Peci: Në evropian secili nga lojtarët e ka parë se ku jemi

Basketboll

Peci: Në evropian secili nga lojtarët e ka parë se ku jemi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 18:54
Rinor Peci

Basketbollisti i talentuar, Rinor Peci, është i ngazëllyer që ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës U-20 dhe sipas tij, ka dhënë maksimumin në Kampionatin Evropian U-20, që u mbajt në Ordea të Rumanisë. Peci nuk ka më shumë se 20 vjet, luan në pozitën e organizatorit, ndryshe është pjesë e kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina, tha se synimet e tija janë të përsos edhe më shumë teknikën e lojës. Ai deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se kanë mund me kombëtaren e Kosovës U-20 të jenë edhe më lartë në Evropian, por fati sportiv iu mungoi në disa ndeshje. Rinori është djali ish boksierit të mirënjohur, Xhevdetit dhe sipas tij, ka mbështetjen e pa rezervë të prindërit. Peci mendon se me Sigal Prishtinën do të jenë sundues edhe në edicionin e ri dhe pretendon paraqitje të mira edhe në garat e Champions League.

“Bota sot”: Kosova u 20-të përfundoi në vend të 12-të në Kampionatin Evropian U-20 që u mbajt në Rumani, a mendoni se ka mundur të jetë edhe më lartë?

Rinor Peci: Kemi mundur me arritur me shumë, të paktën në vendin e 9-të, por nuk patëm pak fat në ndeshje me Holandën, kështu që përfunduam në vend të 12-të.

“Bota sot”: Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian, a ishte përvojë e mirë?

Rinor Peci: Pa dyshim, secili nga lojtarët e ka parë se ku jemi. Gjithmonë është eksperiencë e mirë kur luan për shtetin tënd.

“Bota sot”: Çfarë i mungojë kombëtares së Kosovës U-20?

Rinor Peci: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat