Kosova pa problem mundi Monacon

Basketboll

Kosova pa problem mundi Monacon

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 16:22
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistet e kombëtares së Kosovës U-16 kanë triumfuar në ballafaqim me rivalet e tyre nga Principata e Monacos.

Kombëtarja jonë e ka fituar këtë ndeshje me rezultat të thellë 108:56 (29:14, 32:11, 22:18, 25:13).

Basketbollistja më efikase në radhët e Kosovës U-16 ishte Agnesa Rrahmani me 34 pikë e 6 kërcime, kurse te Principata e Monakos më e dalluara ishte Hermance Marti me 19 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur.

Të dielën Përfaqësuesja jonë e mbyll aventurën e saj në Kampionatin Evropian U-16 që është duke u zhvilluar në Gjibraltar, ku do të ballafaqohet me nikoqirin në luftë për pozitat 5 deri në 7.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat