Veseli rikthehet në folenë e vjetër

Basketboll

Veseli rikthehet në folenë e vjetër

Nga: K.Goca Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:44
Alban Veseli

Basketbollisti me përvojë, Alban Veseli, pas një periudhe u rikthye në folenë e vjetër, KB Sigal Prishtina. Para pak ditësh gazeta kombëtare “Bota sot” ka raportuar se Veseli do të rikthehet në Prishtinë, ashtu edhe ndodhi dhe klubi më i trofeshëm edhe e ka zyrtarizuar përforcimin e ri, që së fundi luajti për Pejën.

Prishtina është kampion i Kosovës, kolektiv që do ta presin sfida të mëdha sidomos pjesëmarrja në garat e Champions League. Pa dyshim se me Veselin Prishtina do të jetë edhe më e fortë sidomos në realizimin e synimeve të saja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat