Sonte fillon rrugëtimi drejt historisë, Kosova kërkon fitore ndaj Maqedonisë

Basketboll

Sonte fillon rrugëtimi drejt historisë, Kosova kërkon fitore ndaj Maqedonisë

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 08:53
Kosova

Kosova do të përballet me Maqedoninë, sonte nga ora 20:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Ky takim luhet në kuadër të para-kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Përfaqësuesja e Kosovës A, në basketboll në konkurrencën e meshkujve, ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë parakualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”, ku do të luajë ndaj Maqedonisë.

Kosova do të kërkojë ta nisë me fitore, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë në letër, aventurën për “Kupën e Botës”.

Trajneri amerikan i Kosovës, Bred Greenbergm është shprehur i matur me deklaratat para ndeshjes duke e favorizuar Maqedoninë në këtë duel.

“Ne kemi punuar shumë dhe besoj që jemi gati për këtë ndeshje, pasi do të luajmë ndaj një skuadre shumë të mirë, që është në ranglistën e FIBA-së, në vendin e 34-të dhe kjo është një mundësi e mirë dhe besoj se lojtarët e mi do të luajnë fort në këtë ndeshje dhe do të paraqitemi sa më mirë, e në basketboll kurrë nuk i dihet mund të arrijmë fitore në këtë ndeshje”, ka thënë ai.

Ndryshe nga trajneri Greenberg, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, është shprehur optimist për takimin ndaj Maqedonisë, duke besuar në fitore.

“E kemi kryer fazën përgatitore mire. Kemi shanse ta mposhtim Maqedonin, si vendas. Shpresoj që salla do të jetë e mbushur. Do të jetë një ndeshje e fortë, dhe nuk do të jetë e lehtë”, ka deklaruar Berisha.

Përfaqësuesj a e Kosovës, në para-kualifikimet për Kupën e Botës “Kina 2019” është në Grupin C së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat