Mehmeti: Kosova me një lojë te organizuar mund te nxjerr rezultat pozitiv

Basketboll

Mehmeti: Kosova me një lojë te organizuar mund te nxjerr rezultat pozitiv

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:15
Artan Mehmeti

Ish basketbollistët Artan Mehmeti ka thënë se Kosova ka sfidë shumë të vështirë me Maqedoninë, në ndeshjen e grupit C për kualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019. “Ndeshje shumë e vështirë për ne, me një kundërshtar të fortë e me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe me një trajner goxha të mirë, me ekip cilësor por jo të pamposhtur.

Maqedonia hyn si favorit por ne mund ti befasojmë nëse ata hynë në lojë te relaksuar. Mendoj se cilësia është në anën e atyre, por Kosova me një lojë te organizuar mund te nxjerr rezultat pozitiv. Kuptohet nëse mundohemi që me lojë individuale t’i zgjedhim situatat gjatë lojës, atëherë nuk shoh ndonjë rezultat pozitiv për ne”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ndeshja luhet sonte (20.15) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat