Ferati tregon se çfarë duhet të shfrytëzojë Kosova kundër Maqedonisë

Basketboll

Ferati tregon se çfarë duhet të shfrytëzojë Kosova kundër Maqedonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:19
Ismet Ferati

Kosova është pjesë e grupit C të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës  - “Kina 2019” në basketboll, së bashku me Maqedoninë dhe Estoninë. Kjo fazë e parakualifikimeve do të zhvillohet prej 2 deri më 19 gusht të këtij viti, ndërsa djelmoshat tanë synojnë ta nisin me fitore fazën e grupit. 

Ismet Ferati, ish basketbollist i mirënjohur, mendon se do të jetë lojë e vështirë për Kosovën ndaj Maqedonisë. “Loja e parë sipas mendimit tim, do të jetë përcaktuese për vazhdimin e parakualifikimeve. Maqedonia është kundërshtar i fortë, por jo edhe i pamposhtur. Ato që ne duhet shfrytëzuar është mungesa e dy lojtarëve të tyre që janë të lënduar, të shfrytëzojmë përkrahjen e tifozëve, te luajmë mbrojtje të fortë, pasi që këtë lojë mund ta fitojë vetëm mbrojtja. Gjithashtu maksimalisht duhet të shfrytëzojmë tre lojtarët që kanë ardhur tani: Erjon Kastrati, Gëzim Morina dhe Lis Shoshi, pasi që kanë përvojën e duhur për këtë lojë ndërkombëtare.

Maqedonia ka përparësi në pozitën e organizatorit,  pasi që lojtari i tyre Theodor është i kualitetit të Euroligës. Është lojë me rendësi, pasi që do të jetë shumë vështirë të fitohet në terrenin e Estonisë dhe Maqedonisë”, ka thënë Ferati për gazetën kombëtare "Bota sot". Ndeshja Kosovë-Maqedoni do të luhet sonte në orën 20.15, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat