Lojë e madhe e Kosovës, tronditi Maqedoninë

Basketboll

Lojë e madhe e Kosovës, tronditi Maqedoninë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 gusht 2017 Në ora: 21:10
Foto nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore të madhe me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e parë të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror - Kina 2019. Djelmoshat tanë treguan lojë të madhe, u angazhuan maksimalisht dhe rezultoi me fitoren e madhe të kombëtares tonë.

Në çerekun e parë, Kosova bëri paraqitje fantastike, duke udhëhequr me 12 pikë (23:11).

Tifozët Dardanët krijuan atmosferë të jashtëzakonshme dhe ishin më të merituarit për këtë triumf të kombëtares tonë, të cilët me brohoritjet e tyre i dhanë zemër lojtarëve tanë në krye me Dardan Berishën. Në minutën e 20-të, Kosova ishte në epërsi me 20 pikë (40:20), e cila i dha siguri në vazhdim.

Në periudhën e tretë të lojës Maqedonia sado kudo këndellet dhe arriti të ngushtojë rezultatin në 55:43.

Mirëpo, në çerekun e fundit, lojtarët e Kosovës gati rrezikuan fitoren.

Mirëpo, Leonard Mekaj nga gjuajtjet e lira qe i pagabueshëm dhe siguroi fitoren me rezultat 72:68, duke i kënaqur rreth 2500 shikues sa ishin në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kosova tregoi lojë të madhe, tronditit Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat