FIBA vlerëson lartë performancën e Dardan Berishës

Basketboll

FIBA vlerëson lartë performancën e Dardan Berishës

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 21:35
Dardan Berisha

Kosova po e shkatërron përfaqësuesen e Maqedonisë në basketboll pas pjesës së parë.

Basketbollistët tanë ka pasur një paraqitje mbresëlënëse në njëzet minutshin e parë duke krijuar epërsi dyshifrore, 40:20.

E Fjalën kryesore në këtë pjesë të parë e pati kapiteni Dardan Berisha, i cili ka shënuar 17 pikë.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe FIBA duke e komplimentuar basketbollistin pejan.

“Pikë të dyfishtë ose asgjë!! Dardan Berisha në një tjetër nivel, performancë si të Marcus Erikssonit me 17 pikë në pjesën e parë”, ka shkruar FIBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat