Greenberg: Ky është një start shumë i mirë për Kosovën

Basketboll

Greenberg: Ky është një start shumë i mirë për Kosovën

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 10:59
Kombëtarja e Kosovës

Brad Greenberg, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, pa dyshim se është i lumtur për fitoren me rezultat 72:68 kundër Maqedonisë, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit C në pareakualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019 në basketboll.

“Ky është një start shumë i mirë, por ne duhet të qëndrojmë ‘të uritur’. Me fitoren, unë besoj se ne treguam se çfarë skuadre jemi në realitet. Pra e kuptuam forcën tonë të vërtetë. Për mua ka qenë një eksperiencë special ta shoh Dardan Berishën duke luajtur në këtë nivel që ai e bëri në këtë ndeshje.

Ne të gjithë në skuadër kemi folur shumë se sa duhet të kemi dëshirë të madhe dhe të fortë, por edhe se ia vlen ta bëjmë një gjë të tillë. Po ashtu ishte shumë  e rëndësishme që ta kuptojmë se kjo ndeshje është e rëndësishme, por edhe se fitorja ka vlerë të madhe. Ne e bëmë këtë dhe kjo është arsyeja pse në fund triumfuam.

Luajtëm shumë mirë në mbrojtje në pjesën e parë, por edhe në sulm ishim mjaft efikas.

Unë jam shumë krenar për çdo anëtar të kësaj skuadre, me të vërtetë ka qenë një natë speciale për të gjithë ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat