Krasniqi tregon se një nënës në Prishtinë i kishte humbur njëri prej binjakëve... - Bota Sot
Krasniqi tregon se një nënës në Prishtinë i kishte humbur njëri prej binjakëve...

Basketboll

Krasniqi tregon se një nënës në Prishtinë i kishte humbur njëri prej binjakëve...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2017 Në ora: 11:11
Blerim Krasniqi

Trajneri i mirënjohur i basketbollit, Blerim Krasniqi, mezi po e përballon vapën, por vazhdon edhe ai regjimin sportiv! Ai ka  treguar një detaj shumë interesant, edhe pse nuk ka fare të bëj me sport: “Dje në mbrëmje pas vapës se madhe që mbretëroi, në qytetin tonë (Prishtinë), dola në sheshe për të shëtitur. Ishin shumë shëtitorë të cilët kishin dal po ashtu për të shëtit, dhe njëkohësisht ishte krijuar një tollovi e madhe, ku edhe një nënës i kishte humbur njëri prej binjakëve. Unë më nuk isha për shëtitje, gjersa nuk e gjetëm atë fëmijën 4 - vjeçar. Mendoja se ku mund te kishte shkuar dhe aty ku mendova, aty kishte qenë. Te busti i ‘Zahir Pajazitit’ i shikonte fëmijët tjerë, duke vozitur makina të vogla me një lakmi dhe koncentrim të habitshëm.

Në funde përfundoi e tëra shumë mirë, dhe binjakët u bashkuan së bashku me nënën e tyre. Porosia ime është: Mos humbasni kujdesin ndaj fëmijëve në asnjë moment se ata i kemi të shenjët, dhe kësi ngjarjesh munden me i traumatizuat fëmijët. Po ashtu edhe prindërit. Të jemi të kujdesshëm dhe në shërbim të ardhmërisë tonë. Ata kanë nevojë shumë për ne”, tregon Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat