Prishtina nuk ndalet, përforcohet - Bota Sot
Prishtina nuk ndalet, përforcohet

Basketboll

Prishtina nuk ndalet, përforcohet

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2017 Në ora: 14:19
Michael Glover

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, nuk ndalet me përforcime. Bardhekaltrit janë përforcuar me një basketbollist cilësor dhe që do t’i futet fort në punë për ndeshjet e Champions League në basketboll,  “Le ti urojmë mirëseardhje përforcimit më të ri Michael Glover, i cili do t'i mbulojë pozitat 4 - 5, gjatë ekspeditës tonë në FIBA Champions League.

I draftuar në NBA në vitin 2012, Mike karrierën profesionale e ka zhvilluar në Turqi, Argjentinë dhe Meksikë”, bëhet e ditur nga Sigal Prishtina. Kampioni mëton të jetë befasi e këndshme në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat