Bastet ndërkombëtare favorizojnë fortë Estoninë kundër Kosovës - Bota Sot
Bastet ndërkombëtare favorizojnë fortë Estoninë kundër Kosovës

Basketboll

Bastet ndërkombëtare favorizojnë fortë Estoninë kundër Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:14
Pamje nga ndeshja Kosovë-Maqedoni

Bastet e ndryshme ndërkombëtare favorizojnë Estoninë në çdo aspekt kundër kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e xhiros së dytë të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Sipas basteve, i vjen që Estonia ka lojtarë bindshëm më të mirë se Kosova dhe ajo mund të dëshmohet, pasi që të shtunën e kaluar Estonia ngadhënjeu me 80:76 në Shkup kundër Maqedonisë. “Expekt” për fitoren e Estonisë ka koeficientin 1.14, ndërsa për fitoren e Kosovës 5.00.

“Bet-at-home” shkon edhe më ekstrem, për fitoren e Estonisë 1.09, kurse të Kosovës e ka 6.21. Ndërkaq, “bwin” për[pr1]  fitoren e Estonisë e ka 1.13, kurse të Kosovës 5.25. Ndërkaq,  “Ladbrokes” për fitoren e Estonisë e ka 1.12, kurse të Kosovës 6.00. Këto janë bastet që parashikojnë koeficientet edhe në basketboll. Sipas tyre, shihet se asnjë mundësi nuk i japin Kosovës, e çuditshme apo jo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat