Kosova, sfidën më të vështirë me Estoninë, Ferati paralajmëron - Bota Sot
Kosova, sfidën më të vështirë me Estoninë, Ferati paralajmëron

Basketboll

Kosova, sfidën më të vështirë me Estoninë, Ferati paralajmëron

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2017 Në ora: 19:24
Ismet Ferati

Kombëtarja e Kosovës është e trimëruar pas fitores me rezultat 72:68 ndaj Maqedonisë, e cila ishte zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ndërsa sfidën e dytë në grupin C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror - “Kina 2019”, do të luajnë në Talin, ndaj Estonisë. Basketbollistët tanë duhet të jenë të kujdesshëm, assesi nuk guxojnë të lëshohen në eufori, për faktin se Estonia ka ekip sa të shpejt aq edhe me precizitet. Nesër në orën 17.30, Kosova do të ndeshet me estonezët, këta të fundit po ashtu startuan me fitore në Shkup, të cilët e mposhtën me rezultat 80:76 Maqedoninë. Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, ndryshe analist, ka thënë se motivi është i madh te Kosova. “Mendoj që momenti motivues është i madh në anën e djelmoshave tanë pas fitores së madhe dhe historike ndaj Maqedonisë.

Por loja kundër Estonisë do të jetë shumë e vështirë, pasi që edhe Estonia vjen pas fitores së parë në udhëtim kundër Maqedonisë, luan para shikuesve të vet, por edhe dorën në zemër ka ekip mjaft cilësor, luajnë lojë të shpejt dhe mbrojtje shumë agresive, dhe lirisht mund të themi që janë forca e 3-të baltike pas Lituanisë dhe Letonisë. Pa dyshim që janë favoritë, mirëpo përfaqësuesja jonë nuk duhet të ketë frikë sepse edhe armët tona janë shumë të forta siç është Dardani si lider i kësaj gjenerate, Erjoni si një komandant i vërtet në mbrojtje si dhe gjithë lojtarët tjerë që kundër Maqedonisë dëshmuan se pa problem mund të luajnë në këtë nivel. Suksese dhe forca Kosovë”, tha Ferati për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Ku...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat