Kina 2019: Kosova e gatshme për fitoren e dytë

Basketboll

Kina 2019: Kosova e gatshme për fitoren e dytë

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:09
Kosova

Kosova do të luajë ndaj Estonisë, nga ora 17:30, në kuadër të para-elevatorëve për Kupën e Botës ‘Kina 2019’

Pas fitores historike ndaj Maqedonisë, Kosova është e gatshme të përballet me Estonin, në kuadër të para-elevatorëve për Kupën e Botës ‘Kina 2019’.

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, ka deklaruar se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, në të cilën hyjnë për të treguar lojë sa më të mirë, e cila edhe do t’ua sjell rezultatin pozitiv.

"Estonia është skuadër mjaft mirë e komponuar, luajnë shumë mirë me njëri-tjetrin, pra janë të fortë në lojën ekipore. Janë mjaft efikas në sulm, dhe në mbrojtje funksionojnë shumë mirë”, deklaroi ai.

“Të gjitha këto gjëra pozitive të Estonisë ne na shtyjnë që të përgatitemi sa më mirë në të gjitha aspektet dhe të hyjmë fushë për të luajtur mirë, në mënyrë që rezultati pozitiv në fund të mos na mungojë", ka theksuar Greenberg.

Me 12 gusht Kosova udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë, dhe krejt në fund, më 19 gush,t e pret Estoninë në shtëpi.

Duhet theksuar se dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat