Berisha: Duam të vazhdojmë me fitore

Basketboll

Berisha: Duam të vazhdojmë me fitore

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:15
Dardan Berisha

Përfaqësuesja e Kosova do të luajë sot ndaj Estonisë, nga ora 17:30, në kuadër të para-elevatorëve për Kupën e Botës ‘Kina 2019’

Dardan Berisha, kapiten i përfaqësueses së Kosovës, thotë se ekipi kosovar është i gatshëm për ndeshjen ndaj Estonisë.

Ylli i Sigal Prishtinës thotë se ekipi i Kosovës dëshiron të vazhdojë ecurinë pozitive në këto para-eliminatore, pasi në takimin e parë, të zhvilluar në Prishtinë, mposhtën Maqedoninë.

"Fitorja ndaj Maqedonisë na ka motivuar shumë, por tani e kemi harruar atë pjesë, dhe po mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Estonisë, sepse duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive në këtë garë”, ka deklaruar Berisha.

“Kemi punuar gjatë tërë javës dhe jemi fokusuar në ato pjesë ku kemi pas nevojë, andaj në ndeshjen e së mërkurës besojmë se do të jemi më se të gatshëm të përballemi me Estoninë, skuadër kjo shumë e fortë, që edhe e dëshmoi ndaj Maqedonisë", ka theksuar ai.

Me 12 gusht Kosova udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë, dhe krejt në fund, më 19 gusht, e pret Estoninë në shtëpi.

Duhet theksuar se dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat