Çfarë po bën Nazmi Paçarada?

Basketboll

Çfarë po bën Nazmi Paçarada?

Nga: Kemajl Goca Më: 9 gusht 2017 Në ora: 11:32
Nazmi Paçarada

Ish basketbollist i Llapit nga Podujeva, Nazmi Paçarada, një periudhë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës, tash më shumë është i fokusuar në jetën e tij private.

Një burim i afërt me të, ka deklaruar se Nazmiu tash është më i qetë, më i reklaksuar apo thënë më konkretisht, nuk e ka më dertin apo presionin e organizimeve të ngjarjeve të mëdha, se po koritet apo jo sidomos me menaxhimin e ndonjë ndeshje siç bie fjala kur luante kombëtarja e Kosovës në ndonjë turne ndërkombëtar.  Raportohet se është më shëndosh dhe ka shtuar edhe më shumë kilogram, sepse iu ka hequr stresi apo gajlet që kishte me organizim të garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat