Prishtina konfirmon edhe një përforcim ‘bombë’

Basketboll

Prishtina konfirmon edhe një përforcim ‘bombë’

Nga: K.Goca Më: 9 gusht 2017 Në ora: 12:20
Wayne Martin

Klubi më i trofeshëm në basketbollin tonë, Sigal Prishtina, vazhdon me përforcime nga jashtë dhe paralajmëron se do të jetë jashtëzakonisht e fortë për edicionin e ri sidomos ka ambicie që të prezantohet sa më mirë në garat e Champions League. “Wayne Rooney jo, por Wayne Martin është lojtari më i ri bardh e kaltër.

Alo-qendra nga NCAA US do të zbarkojë së shpejti në kryeqytet”, bëhet e ditur nga klubit. Sigurisht ky nuk do të jetë përforcimi i fundit, por do të sjellin edhe ndonjë tjetër në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat