A ka justifikim humbja e Kosovës me 26 pikë nga Estonia?

Basketboll

A ka justifikim humbja e Kosovës me 26 pikë nga Estonia?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2017 Në ora: 11:57
Pamje nga ndeshja

Të gjithë ata që e panë lojën se si është paraqitur Kosova sidomos në 35 minutat e fundit, u bindën se sa të dobët ishin në parket. Estonia nuk kishte ndonjë ekip me gjatësi, se sa ishin kompakt, sa të rrjedhshëm në pasime e në gjuajtje për tri pikë, ndërsa lojtarët e kombëtares së Kosovës befasuan me një lojë pa kurrfarë koncepti dhe që nuk arsyetohet në asnjë mënyrë loja e tyre, jo rezultati. Në sport mund të luash mirë, por mund të pësosh humbje të thellë, por basketbollistët e Kosovës disa herë mbeten në pozicion pat, nuk e dinin se si po iu sillet topi përreth vijës së trepikëshit, thuajse kishin përballë një Real Madrid apo Barcelonë, thjeshtë ishte një Estoni sado kudo e respektuar në qarqet ndërkombëtare. Aty u pa se duhet të punojmë shumë, mos të mburrem dhe të lavdërohem,  sepse ka shumë gjëra për t’u përmirësuar. Është e neveritshme se sa dobët luajtën, dhe madje humbja me 26 pikë (76:50), vërtet ka zhgënjyer të gjithë dashamirët e flaktë të kësaj loje në vendin tonë.  

Fundja, duhet shumë punë, sepse tani jemi në fazën parakualifikuese dhe të gjithë lutem të shkojmë më përpara, se çdo kualifikim është mirë për vend shtetin tonë. Mos të festojmë para kohe dhe të themi se jemi dikush,  aktualisht të shkelim me këmbë në tokë, e të luftojmë me atomin e fundit në ndeshjen me Maqedoninë. Humbja me 26 pikë diferencë nuk ka asnjë justifikim, por ai është një mesazh për të gjithë basketbollistët tanë që bartin barrën, grahni punës e luftoni për çdo top, rrituni në nivel, se ende jemi larg. Rrituni, rrituni në nivel, keni ende shumë punë, pastaj festojmë. Një trajner që nuk po e përmendim me emër, i cili ka qenë në futboll, disa herë thoshte: “Problemin më të madh e kam, se futbollistët e mi ende pa u fut në fushë, po festojnë pa fitua se po mendojnë se fituan, kur futen në fushë, po pësojmë debakël, pastaj të gjithë po ia rrasim gjumë e nuk po këndellem me ditë të tëra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat