Skandal, Federata e Basketbollit e Maqedonisë, biletat për ndeshjen me Kosovën nuk shiten - Bota Sot
Skandal, Federata e Basketbollit e Maqedonisë, biletat për ndeshjen me Kosovën nuk shiten

Basketboll

Skandal, Federata e Basketbollit e Maqedonisë, biletat për ndeshjen me Kosovën nuk shiten

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:29
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e radhës paraeliminatore e vlefshme për Kampionatin Botëror, ndërmjet Maqedonisë e Kosovës, do të zhvillohet pa prezencën e publikut. Federata e Basketbollit të Maqedonisë, përmes një komunikate bëri të ditur se për ndeshjen në fjalë nuk do të shesë bileta dhe ajo do të zhvillohet pa prezencën e publikut. Në kumtesën e FBM-së, thuhet se pas takimeve dhe konsultimeve me organet kompetente është marrë vendimi që për shkaqe sigurie  nuk do ketë bileta në shitje të lirë.  Të gjithë ata që kishin siguruar bllok bileta për ndeshjen me Estoninë dhe Kosovën do të mund ta ndjekin ndeshjen në fjalë, por do jenë të vendosur në bllokun M15. FBM-ja për këtë vendim të marrë kërkoi falje nga tifozët vendas, ndërsa mediat  lokale shkruajnë se FBM-ja  një vendim të tillë e ka marrë nga frika se Kosova në këtë ndeshje do kishte përkrahjen më të madhe se sa Maqedonia. Kjo është hera e parë që një federatë sportive në vend, për një ndeshje të përfaqësueses nuk lëshon bileta në shitje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat