Mehmeti: Loja me Maqedoninë, lojë nervash, me presion psikik

Basketboll

Mehmeti: Loja me Maqedoninë, lojë nervash, me presion psikik

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 17:33
Artan Mehmeti

Ish basketbollisti i mirënjohur i Kosovës, Artan Mehmeti, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se basketbollistët e kombëtares së Kosovës, duhet të shtrëngohen për takimin me Maqedoninë, e cila luhet nesër në orën 20.30 në palestrën e sportit ‘Boris Trajkovski’ në Shkup. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e tretë të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’.

“Loja me Maqedoninë, lojë nervash, me presion psikik, dhe me gabime të shumta gjatë lojës. Maqedonia e ka shansin e fundit me ne. Për ta është loja ose fito me më shumë se 5 pikë ose shko në shtëpi.  

Tash njihemi me Maqedoninë, e kemi mund me lojë agresive në mbrojtje, dhe me sulm të mençur, e dijmë se gjithçka sillet rreth playmakerit amerikan dhe duhet tentuar të ia minimizojmë opsionet e tij. Sulmi jonë nëse ngulfatet të luhet pa ide, atëherë nuk kemi shans. Nëse topi qarkullon në sulm atëherë fitoren e kemi të sigurt”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat