Po të isha në vend të Erolld Belegut, ndeshjen do të kërkoja ta luaja në terren neutral me Maqedoninë - Bota Sot
Po të isha në vend të Erolld Belegut, ndeshjen do të kërkoja ta luaja në terren neutral me Maqedoninë

Basketboll

Po të isha në vend të Erolld Belegut, ndeshjen do të kërkoja ta luaja në terren neutral me Maqedoninë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 gusht 2017 Në ora: 18:06
Erolld Belegu

Federata e Basketbollit e Kosovës e dha provimin në organizimin e ndeshjes në Prishtinë, kundër Maqedonisë. Por, sikur të isha në vend të Erolld Belegut, kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, do të kisha ngul këmbët, o me shikues, o nuk do të lejojë kombëtaren e Kosovës të shkojë hiq në atë ndeshje të luajë me Maqedoninë në palestrën 'Boris Trajkovski' në Shkup. Le t’i del flaka tej e më tej, se më bërllok nuk bëhet. Do të kërkoja me ngulmë të luhet në një terren neutral, se nuk ka siguri as për basketbollistët e kombëtares së Kosovës. Nuk e ndjejnë veten të sigurt! Pse të kanë frikë nga shqiptarët e Kosovës.

Nëse nuk ka siguri për shikues, nuk ka as për lojtarë. Më habit Erolld Belegu, pse ende si institucion nuk del me një reagim apo ta ngritë ashpër zërin dhe t’ua thotë maqedonëve: Ne iu pritëm për merak, me siguri të plot, e ju po na i mbyllni dyert. Kosova të mposhti me 72:68 në takimin e parë, nuk bëhet nami nëse të mund edhe në Shkup. Humbjen pranojeni si burrat. 

 Fundja, secili i di punët e veta, por do të ishte mirë, kur dikush bën problem, shkaktojë edhe atyre probleme, se nuk kemi siguri! Se Maqedonia erdhi e shkoi nga Prishtina, si është më së miri. Në fakt, ndeshja luhet nesër në orën 20.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat