Maxhuni: Kosova, t’i shfrytëzoj qendrat kundër Maqedonisë - Bota Sot
Maxhuni: Kosova, t’i shfrytëzoj qendrat kundër Maqedonisë

Basketboll

Maxhuni: Kosova, t’i shfrytëzoj qendrat kundër Maqedonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2017 Në ora: 18:27
Besim Maxhuni

Ish basketbollisti i mirënjohur, Besim Maxhuni, mendon  se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Kosovën kundër Maqedonisë! “Një ndeshje shumë më rëndësi për ne, por njëkohësisht edhe shumë e vështirë, sepse Maqedonia nuk ka çka të humbas dhe me siguri se nuk do të fillojnë ndeshjen siç kanë filluar në Kosovë. Tek ne në qoftëse hyjmë që të mbrojmë diferencën dhe të mos jemi agresiv dhe të bëjmë një lojë të shpejt jo vetëm, të varemi prej gjuajtjeve të treshave kemi gjasa të mëdha”, thotë Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në rast te humbjes me shumë se pesë pikë, a rrezikojmë eliminimin nga kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe në anën tjetër a mund të ketë kalkulime pastaj në takimin Estoni-Maqedoni? “Duhet të shfrytëzojmë shpejtësinë tonë dhe qendrat tona që janë shumë më të lëvizshme se maqedonasit. Është fakt që e rrezikojmë, sepse maqedonasit sigurisht se do të luajnë edhe më mirë dhe do të shkojnë në fitore kundër Estonisë që të jenë në grup sa më të mirë, pra, të jenë të parët”, përgjigjet ish basketbollisti tani trajner te skuadra finlandeze për meshkuj, “Hyvinkaa Ponteva”. Çfarë duhet të bëj Kosova? “T’i shfrytëzoj qendrat tona, si Lisin (Shoshi) dhe Fisin (Rugova), të luaj një basketboll të shpejt me depërtime në kosh që të arrijnë pozitat sa më të volitshme për shënim, që është kryesorja po ashtu të janë të durueshëm në sulm, të luajnë njëri për tjerrin”, thotë Maxhuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat