Rugova: Kualifikimi i Kosovës bëri krenarë gjithë shqiptarët

Basketboll

Rugova: Kualifikimi i Kosovës bëri krenarë gjithë shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:32
Granit Rugova në aksion

Fitore e madhe e kualifikim historik për kombëtaren e Kosovës.  Estonia pas tri fitoreve rresht njoftohet me humbjen e parë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, duke pësuar me rezultat 75:69 (24:22, 11:16, 19:14, 21:17) nga Kosova, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit C të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Atmosferë po, angazhim po, lojë e madhe po, fitore që nuk do të harrohet kurrë apo data e 19 gushtit, kur Kosova siguroi kalimin më tutje në garën me të madhe botërore. Të gjithë djelmoshat tanë dhanë atomin e fundit, edhe kur u vështirësuan punët për fitore, ata ia dolën! Granit Rugova, basketbollist i kombëtares së Kosovës, është i ngazëllyer për fitore e për kualifikimin.

Ndërkaq, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ishin rreth 2500 shikues, sidomos tifozët ‘Dardanë’ me trimat tanë kremtuan fitoren e kualifikimin e madh. Kosova me dy fitore e dy humbje zuri vendin e dytë në grupin C me gjashtë pikë, duke ngecur pas Estonisë që ka 7 sosh dhe lënë pas Maqedonisë me 5 pikë. Kosova e mposhti Maqedoninë me 72:68, Estoninë me 75:69, qe të dyja në Prishtinë, kurse humbi në Tallin me 76:50 nga estonezët dhe në Shkup me 87:74 nga maqedonët.  Granit Rugova me bashkëlojtarë tani vëmendjen e ka në fazën tjetër të kualifikueseve, ku të mërkurën e kësaj jave do të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e radhës. 

"Bota sot”: Kosova bëri sensacion, shënoi fitore ndaj Estonisë, sa ishte e vështirë?

Granit Rugova: Normalisht, se nuk ishte aspak e lehtë që të arrijmë këtë që e arritëm, por në fund i gjithë mundi dhe sakrifica na u shpërblye.

“Bota sot”: Në çastet e fundit, në një moment në epërsi Estonia, a menduat se u fikë gjithçka për Kosovën?

Granit Rugova: Punuam shumë dhe besuam që do ta arrijmë këtë. Secili dha më të mirën e tij duke u nisur nga lojtarët, federata dhe tifozët. Kështu që, edhe në at pikë që ramë pakëz të gjithë menduan që nuk do të zgjohemi më, por me besim dhe angazhim u kthyem dhe arritëm të fitojmë lojën, me plotë meritë.

“Bota sot”: Ku besuat më shumë, në trepikëshat apo?

Granit Rugova: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat