Zyrtare: Ndodh shkëmbimi spektakolar, Irving te Boston, Thomas te Cavs

Basketboll

Zyrtare: Ndodh shkëmbimi spektakolar, Irving te Boston, Thomas te Cavs

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:56
Kyrie Irving do të kalojë te Boston Celtics

Tashmë është konfirmuar saga transferuese më e madhe e viteve të fundit në NBA.

Kyrie Irving kështu do të kalojë te Boston Celtics ku do të udhëheqë ekipin e konferencës lindore drejt një titulli të mundshëm në një skuadër me yllin tjetër Gordon Hayward.

Në drejtimin tjetër me LeBron James bashkohen Isaiah Thomas, Jae Crowder, Ante Zizic dhe lojtari i Brooklyn Nets në Draftin e vitit 2018.

Ky transferim është më i madhi i viteve të fundit dhe pritet që të shtojë konkurrencën mes dyja ekipeve në konferencën lindore e pa dyshim ta bëjë më interesante atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat