Spaçi: Kosovës më shumë i konvenon grupi C

Basketboll

Spaçi: Kosovës më shumë i konvenon grupi C

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2017 Në ora: 16:14
Valentin Spaçi

Ish basketbollisti i mirënjohur, Valentin Spaçi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se grupi C në kualifikime për Botëror duket më i kapshëm për kombëtaren e Kosovës, ku bëjnë pjesë Lituania, Polonia e Hungaria.  “Edhe pse të gjitha grupet janë shumë të forta, mendoj se neve na kishte konvenuar grupi C. Për mendimin tim janë ekipe që mundemi të përballemi me ata edhe pse janë skuadra shumë të mira e me përvojë ndërkombëtare”, tha Spaçi.  A është një përvojë e mirë për Kosovën? “Kjo është ëndërr e realizuar për Kosovën dhe për djelmoshat që luajnë për kombëtare, prandaj çfarëdo rezultati ta marrë Kosova në këtë kualifikim është sukses shumë i madh”, tha Spaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat