Mehmeti: Të jemi befasi në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Basketboll

Mehmeti: Të jemi befasi në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 10:02
Artan Mehmeti

Kombëtarja e Kosovës tani i njeh rivalët në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll. Njohësit e basketbollit por edhe vetë Federata e Basketbollit e Kosovës sado kudo e vlerësuan si me “fat” që janë në grupin C me Lituaninë, Poloninë dhe Hungarinë, duke iu shmang disa kombëtareve edhe më të forta. Ish basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, e sheh si grup mjaft të vështirë sidomos Lituaninë, por në fakt edhe si me fat, sepse grupet tjera janë edhe më të forta se ku gjendet Kosova.  Megjithatë, kombëtares së Kosovës i mbetet që të përgatitet sa më mirë sidomos për sfidën e parë që pritet të luhet me 23 nëntor në Prishtinë, kundër  gjigantit evropian Lituanisë.

“Tash Kosova hynë në fazën e grupeve me kokën lartë dhe plot krenari. Mendoj që shorti nuk është më shumë i disafavorshëm për ne, tash e tutje Kosova do të luaj pa kurrfarë presioni dhe do të shikon t’i prish punë sidomos Hungarisë. Lituania dhe Polonia janë arrë e fortë për ne. Jemi befasia e këtyre parakualifikimeve ne Europë, le të mundohemi të jemi befasi edhe në kualifikime”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat