Dy sfida të paharrueshme për Mekajn

Basketboll

Dy sfida të paharrueshme për Mekajn

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:18
Mekaj

Kombëtarja e Kosovës i ka të njohur rivalët për kualifikimet në Kampionatin Botëror – ‘Kina 2019’ në basketboll, tani i mbetet të përgatitet sa më mirë sidomos për sfidën e parë që luhet (me 23 nëntor të këtij vitit) në Prishtinë, kundër Lituanisë. Basketbollisti më i ri në kombëtaren tonë, Leonard Mekaj, nuk ka më shumë se 22 vjet, është i ngazëllyer që ka qenë pjesë e suksesit historik me Kosovën. Ai tha se do të përgatiten sa më mirë për betejat e mëdha që e presin në grupin C të kualifikimeve për Botëror, ndaj Lituanisë, Polonisë dhe Hungarisë. Ai është krenar që u kualifikuan.

“Ndjenja natyrisht është e papërshkrueshme, sepse për herë të parë u kualifikuam në 32 ekipet më të mira. Prandaj, kjo do të thotë shumë për ne, po ashtu edhe për mua në moshën 22 – vjeçare, që ta përjetojë këtë gjë me shokët e ekipit si lojtari më i ri, është privilegj”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Mekaj. Cilat nga ndeshjet do të jetë për ju e paharruar dhe që patët emocione? “Ndeshja e parë (me Maqedoninë)  ishte shumë me emocione për mua, sepse më erdhi momenti kyq në duar, ndërsa e paharruar është e fundit (me Estoninë), kualifikimi ishte ndjenja më e mirë në botë”, theksoi basketbollisti.  Në sfidën me Maqedoninë, në fitoren me rezultat 72:68,  a ishe në siklet kur dy gjuajtjet e lira tuaja ishin vendimtare? “Nuk ishte siklet, por me shumë përgjegjësi, duke e llogaritur që t’i përfaqëson shtetin dhe të gjithë i kanë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat