Seminar me rëndësi për trajnerë dhe gjyqtarë

Basketboll

Seminar me rëndësi për trajnerë dhe gjyqtarë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:55
Pamje nga një seminar

Në fundjavën që e lamë pas në Prishtinë është organizuar seminari i përbashkët për trajnerë dhe gjyqtarë.

Ligjërues në këtë seminar ishte Profesor Ridvan Ekmekçi, ekspert i Shkencave Sociale nga Turqia me temën: “Trajnimi Mental dhe Motivimi në Basketboll”.

Ndërkohë të shtunën në kryeqytet janë organizuar edhe testimet online (për herë të parë) për gjyqtarë dhe vëzhgues, si dhe janë prezantuar Propozicionet e Garave të edicionit 2017/18 nga Komesari i Garave i FBK-së, Faton Kurshumlija, derisa ndryshimet  e rregullave të basketbollit  janë prezantuar nga  instruktori i FIBA-s, Gjorgji Piperkov.

Për gjyqtarët dhe vëzhguesit testime online dhe puna praktike kanë qenë obligative, derisa e njëjta gjë vlen të theksohet edhe për trajnerët për seminarin e së dielës, të cilët këtë vit do të licencohen në kuadër të Programit për Edukim dhe Licencim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat