Veseli: Nuk ka favoritë në grupin tonë në Evropë

Basketboll

Veseli: Nuk ka favoritë në grupin tonë në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:10
Alban Veseli: me numër 8

Kampioni në fuqi,  Sigal Prishtina, është në rrugë të mirë në garat e FIBA Europe Cup në basketboll. Fitorja në Mons me rezultat 74:72 ndaj Belfius Mons, bardhekaltrit i bën ndër konkurrentët kryesorë për dy vendet e para në grupin G. Prishtina bëri lojë të madhe në Mons dhe si rrjedhojë e kësaj startuan me fitore, që u jep një qetësi për sfidat e ardhshme sidomos për ballafaqimin e 25 tetorit kundër ekipit nga Ukraina, Khimik, e cila luhet në Qendrën e  Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Prishtina është në grup me Belfius Mons, me Buyukcekmece nga Turqia dhe Khimik.

Basketbollisti me përvojë Alban Veseli, është i matur sa i përket synimeve, sepse sipas tij nuk ka ekipe të dobëta në garat evropiane. Ai e vlerëson fitoren në Mons, por kërkon të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në takimet e radhës. Veseli ka qenë ndër më të mirët në fitoren që shënuan në Mons, duke realizuar 13 pikë. Basketbollistin e preokupon shumë edhe rënia e cilësisë në basketbollin e Kosovës. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” ka treguar se kanë apo jo njohuri për ekipin Khimik dhe kë mund ta sheh si rival në Superligën e Kosovës.

“Bota sot”: Sigal Prishtina e filloi me fitore në FIBA Europe Cup, a është një motiv shtesë?

Alban Veseli: Është shumë më rëndësi që kemi arritur fitore në xhiron e parë dhe at si mysafire, por kjo nuk do të thotë se jemi kualifikuar, sepse duhet shumë punë dhe do të jetë mjaft e vështirë që të kalojmë në fazën e dytë.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë kundër Belfius Mons, një fitore me dy pikë dallim në Mons, është një hap drejt kualifikimit?

Alban Veseli: Mons ka një ekip shumë të mirë dhe kualitative. Natyrisht nuk ka qenë aspak e lehtë por mendoj që tani më jemi komponuar dhe po luajmë më mirë, gjë që sjelli rezultat pozitiv në një garë shumë të fortë.

“Bota sot”: Me 25 tetor në kryeqytet takoheni me ekipin nga Ukraina, Khimik, a mendoni se jeni favoritë?

Alban Veseli: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat