Warriors triumfojnë lehtësisht ndaj Spurs, Lillard në sekondën e fundit i jep fitoren Blazers - Bota Sot
Warriors triumfojnë lehtësisht ndaj Spurs, Lillard në sekondën e fundit i jep fitoren Blazers

Basketboll

E martë, 16 tetor 2018

Warriors triumfojnë lehtësisht ndaj Spurs, Lillard në sekondën e fundit i jep fitoren Blazers

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 08:57
Foto nga ndeshja

Ka përfunduar edhe një natë me spektakël në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Padyshim që ndeshja e mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar mea dy gjigantëve Golden State Warriora dhe San Antonio Spurs.

Skuadra nga Teksasi ishte nikoqire e kampionëve në fuqi dhe humbi para tifozëve të saj me 20 likë diferencë 92:112.

Kevin Durant ishte njeriu i ndeshjes për kampionin aktual me një paraqitje fantastike.

Durant u dallua në këtë takim me 24 pikë, tetë kërcime, pesë asistime dhe tri bllokada fantastike.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallaun edhe Klay Thompson me 27 pikë e Stephen Curry me 21 të tjera e tetë kërcime.

LaMarcus Aldridge ishte më efikasi tek vendasit me 24 pikë e 10 kërcime si dhe Kyle Anderson që shtoi 16 të tjera por të pamjaftueshme për fitore.

Ndeshke e ‘çmendur’ ka qenë edhe ajo mes Portland Trail Blazers dhe Los Angeles Lakers.

Vendasit kanë triumfuar në sekondën e fundit 113:110 falë një trepikëshi nga Damien Lillard.

Pikërisht fundori i vendasve ka qenë më efikasi në këtë takim me një paraqitje brilante ku shënoi 32 pikë, pati gjashtë kërcime e pesë asistime.

Nuk ishte vetëm Lillard në formë te Blazers, pasi me lojë të mirë u dalluan edhe qendra Jusuf Nurkic me 28 pikë  e CJ McCollum që shtoi 22 të tjera.

Qendra Brook Lopez ishte më efikasi tek Lakers me 27 pikë të shënuara i ndjekur nga super talenti Kyle Kuzma që shtoi 22 të tjera por të pamjaftueshme për fitoren e Lakers.

San Antonio Spurs – Golden State Warriors 92:112

Portland Trail Blazers – Los Angeles Lakers 113:110

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test