Popovich thyen rekord, Bostoni vazhdon ecurinë kurse Toronto demolon Houstonin

Basketboll

Popovich thyen rekord, Bostoni vazhdon ecurinë kurse Toronto demolon Houstonin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 10:16
Gregg Popovich

San Antonio Spurs ka triumfuar në udhëtim te Dallas Mavericks me rezultat 97-91, duke bërë që Gregg Popovich të arrijë fitoren e 500-të si mysafir me më së paku ndeshje, duke thyer rekordin e Pat Riley me 41 ndeshje më pak për një rekord të tillë.

Te Spurs shkëlqeu LaMarcus Aldridge me 32 pikë, duke arritur statistikën më të mirë këtë sezon.

Bostoni vazhdoi me fitore duke arritur triumfin e 13-të rresht ku Irving u rikthye në parket. Ai u shfaq me maskë ndaj Brooklyn Nets ku realizoi 25 pikë.

Nga ana tjetër Toronto befasoi Houstonin me rezultat 129 – 113 në mes të Toyota Center.

As 38 pikët e James Harden nuk mjaftuan bashkë me 11 asistimet e tij, kurse shkëlqeu edhe Clint Capella me 11 pikë e 11 kërcime, e ariza me 20 pikë, por pa rezultat.

DeMar DeRozan ishte krucial me 27 pikë te Toronto, por kontribuan edhe ljotarë të tjerë si Kyle Lowry me 19 pikë e 10 asistime, kurse gjashtë lojtarë shënuën pikë dyshifrore.

Pas ndeshjeve të mbrëmshme Bostoni vazhdon të udhëheqë sigurt në Konferencën Lindore me 13 fitore e 2 humbje, kurse në Perëndim San Antonio u ngjit në vendin e tretë dhe ka dy fitore më pak se liderët Golden State e Houston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat