Kosova ka gjasa minimale në Kupën e Botës

Basketboll

Kosova ka gjasa minimale në Kupën e Botës

Nga: Blerim Krasniqi Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:53
Blerim Krasniqi

Debate

Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet brenda tri ditëve me dy kombëtare të forta. E para, me 24 nëntor ndeshet me superfuqinë botërore Lituaninë, pastaj me 26 nëntor në konak të Hungarisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës në basketboll. E dimë që Kosova është në grup të jashtëzakonshëm së bashku me Poloninë, Lituaninë dhe Hungarinë. Duke u bazuar në ekipet çfarë janë me renome, si Lituania, Hungaria, Polonia, gjasat janë minimale, por shpresa dhe optimizmi vdes e fundit. Lituania në këtë takim do të vijë me ekipin e tretë (të moshës 18-20 vjeçare), kështu të paktën po flitet apo spekulohet në disa mediume të atjeshme. Mirëpo, kjo nuk është e konfirmuar, por pavarësisht se a vjen me një formacion të tillë, e dimë se çfarë niveli ka Lituania, pasi është një vend që basketbollin e ka sport nacional. E dimë çfarë lojtarë dhe kualitetin kanë.  Pavarësisht kësaj, kombëtarja jonë duhet me lënë një përshtypje të mirë, pa e harruar në asnjë rast Poloninë dhe Hungarinë, të cilat në radhët e saja kanë lojtarë kulminant, që janë bartës në ekipet e tyre si në garat e EuroLeague, e garat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat