KB Shkupi pritet të përforcohet me dy basketbollist cilësor

Basketboll

KB Shkupi pritet të përforcohet me dy basketbollist cilësor

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 11:06
Pamje nga një ndeshje

Pas fitores së parë të cilën klubi shqiptar i basketbollit Shkupi e arriti në kuadër të xhiros së 7-të në Ligën e parë të basketbollit në vend, ku në Çair u mposhtë “Karposh Sokoli”, ambiciet dhe interesimi i KB Shkupi për të ndërtuar një ekipin konkurrues vazhdon të rritet. Sipas portalit “medial.mk”, KB Shkupi është në interesim për t’i forcuar radhët e saja edhe me dy basketbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për dy basketbollistët e ekipit të “Karposh Sokolit” dhe njëherit reprezentues të përfaqësueses së Maqedonisë, Kiril Nikollovski dhe Darko Sokollov.

“Kryesia e klubit vazhdimisht është duke bërë përpjekje që ekipi të sjellë përforcime cilësore si nga vendi ashtu edhe nga jashtë. Nikollovski dhe Sokolov janë dy basketbollistë shumë cilësor dhe reprezentues të Maqedonisë dhe kishim pas dëshirë t’i kemi në radhët tonë, por akoma jemi vetëm të fazën e interesimit dhe disa biseda jo formale, por nëse në lojë janë edhe dy basketbollistë të tjerë, emrat e të cilëve mendoj se është akoma herët të thuhen”, thonë nga kryesia e klubit. Të njëjtat burime për Medial.mk, po ashtu bëjnë me dije se aspiratat e klubit për sezonin e ardhshëm janë që të luajnë në kupat evropiane siç janë “FIBA Europe Cup”  apo “Champions League”, por edhe të garojnë edhe në “ABA League”, e cila është një ligë e shteteve të Ballkanit, raporton koha.mk.

Ndërkohë, ndeshjen e ardhshme KB Shkupi do të zhvillon më 2 dhjetor në cilësinë e mysafirit kundër KB “Strumica”. “Janë skuadër e mirë, e cila në radhët e saja kanë dy basketbollist amerikan dhe dy serb. Ne në çdo ndeshje shkojmë në fitore, kështu që në Strumicë shkojmë për të arritur atë. Do të bëjmë çmos që të kthehemi në Shkup si fitimtar. Fitorja ndaj ‘Karpos Sokoli’ na ka ngritur moralin, por kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur. Koha punon për ne dhe çdo ndeshje të ardhshme duhet të jemi më kompakt. Kemi vetëm një problem e ajo është se nuk kemi financa. Ende nuk kemi marr përkrahjen nga sponsorët dhe Komuna e Çairit”, deklaroi trajneri Enver Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat