Irving lider i Bostonit

Basketboll

Irving lider i Bostonit

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti Irving realizoi 47 pikë në fitoren 110:102 që skuadra e Boston arriti në fushën e Dallas, sfidë që u vendos pas kohës shtesë. Lojtari që erdhi këtë verë te skuadra e Celtics është bërë menjëherë lideri i ri i skuadrës së Boston, që korri fitoren e 16-të sezonale. Mirë luajti edhe Brown, me 22 pikë, ndërsa për Dallas nuk mjaftuan 31 pikët e Barnes për të evituar humbjen e 15-të në kampionat. Fiton edhe Cleveland, që mundi 116:88 Detroit, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. Duket se Cavaliers e kanë kaluar krizën, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Love 19 pikë, James e Crowdes nga 18 pikë secili), raporton telesport.

Vijon momenti i keq për Clippers, që u mposhtën 107:85 nga New York dhe pësojnë humbjen e 11-të sezonale. Griffin realizoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për nju-jorkezët u dallua Porzingis me 25 pikë. Fiton skuadra e New Orleans, që mundi 114:107 Oklahomën, dy skuadra që luajnë për një vend në zonën e play off-it. Davis me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë për Pelicans, duke i bërë të pavlefshme 48 pikët e dyshes Westbrook-George. Westbrook ishte në një ditë të mirë, duke realizuar edhe 16 rebaund e 12 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Jashtë fushe fiton Portland, që mundi 100:92 Memphis, sfidë ku u dalluan McCollum me 24 pikë e Lillard me 21, ndërsa Philadelphia mposhti 107:86 Utah Jazz, falë 27 pikëve të Simmons dhe 20 të Redick. Fitoren e shtatë sezonale arriti Charlotte, që mundi 118:102 Minnesota, ndeshje ku diferencën në parket e bëri Dwight Howard, autor i 25 pikëve.

Rezultatet

Charlotte-Minnesota   118:102

Detroit-Cleveland         88:116

Orlando-Indiana 97:105

Philadelphia-Utah Jazz 107:86

New York-LA Clippers  107:85

Memphis-Portland       92:100

Milwaukee-Washington       88:99

New Orleans-Oklahoma       114:107

Dallas-Boston      102:110

San Antonio-Atlanta    96:85

Sacramento-Denver     98:114

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat