Krasniqi: Me pa një kombëtare si Lituania...

Basketboll

Krasniqi: Me pa një kombëtare si Lituania...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:45
Blerim Krasniqi

Trajneri i mirënjohur, Blerim Krasniqi, tha se dihet se çfarë fuqie ka Lituania, por e mirë e të mirës sipas tij, shikuesit do të shohin një kombëtare të fortë. Ndeshja Kosovë-Lituani luhet sonte në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës – Kina 2019 në basketboll.

“Lituania është favorit absolut. Është kënaqësi e veçantë me pa një kombëtare si Lituania, e cila është e ranguar e 4-5 në botë. Një plus për djemtë tanë është me pa nivelin profesional, tekniko - taktik, individual të ngritjes së basketbollit. Është një kënaqësi në përgjithësi, por nuk munden me mbjellë iluzione se do të fitojmë. Duhet me u angazhuar e me bërë një prezantim të mirë, me lanë përshtypje të mirë, një përvojë të mirë. Është mirë për shikuesit tanë me pa një nivel të lartë.

Atmosfera nuk dyshoj, pasi kanë zgjeruar kapacitetin me ulëse, ka me qenë atmosferë e jashtëzakonshme. Do të shkojmë të kënaqem në një festival të basketbollit”, tha Krasniqi. “Lituania mungesat i kanë bërë me qëllim, gjashtë lojtarë të formacionit të parë nuk janë ftuar fare, janë kursyer për këtë ndeshje. Kosovës i mungon Erjon Kaastrati për shkak të lëndimit e cila është një mungesë e madhe. Është vështirë me gjet zëvendësimin e tij”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat