Lavrinovic: Kosova na shkaktoi probleme në pjesën e parë

Basketboll

Lavrinovic: Kosova na shkaktoi probleme në pjesën e parë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 13:56
Kosova vs Lituania

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të premten mbrëma ka pësuar humbje në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Kina 2019”.

Kosova para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është mposhtur prej Lituanisë me rezultat 99-61.

Pas takimit ka folur një ndër basketbollistët më të mirë lituanez, Ksistof Lavrinovic, i cili pohoi se në pjesën e parë Kosova pati një paraqitje të mirë.

“Ne kemi ardhur këtu për të shënuar fitore dhe ia dolëm. Në fillim nuk e patëm aspak lehtë, sepse Kosova po luante mirë, mirëpo në pjesën e dytë ne arritëm ta luajmë lojën tonë, e cila në fund edhe na e solli fitoren”, tha Lavrinovic.

Gjithashtu edhe Lis Shoshi, basketbollisti ynë ka thënë se njëzet minutshi i parë u takoi atyre ndërsa pjesa e dytë e bërë të veten.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë, ishim rivalë të barabartë me Lituaninë, por në pjesën e dytë ata na i vështirësuan gjërat dhe në fund pësuam humbje. Ky është vetëm fillimi, nuk kemi vend dhe kohë për t’u dëshpëruar, andaj ne do të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar në lojën tonë”, ka thënë Shoshi.

Duhet theksuar se Kosova të dielën me fillim nga ora 19:00 në Debrecen do të ballafaqohet me Hungarinë. Pjesë e Grupit C është edhe Polonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat