Kampionët e Golden State fituan 127:123 ndaj Lakers, një ndeshje që u vendos pas kohës shtesë. Edhe pse Warriors ishin favoritë, vuajtën shumë për të ndalur Lakers në derbin kalifornian, një përballje që dhuroi shumë emocione e rivalitet. Ingram realizoi 32 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan, ndërsa treshja e Golden State Durant-Curry-Thompson shënoi 77 pikë, duke bërë diferencën në parket.
Rezultatet
Detroit – Phoenix 131:107
Orlando – Oklahoma 121:108
Philadelphia – Washington 118:113
New York – Miami 115:86
Toronto – Charlotte 126:113
Houston – Indiana 118:97
New Orleans – Minnesota 102:120
Dallas – Brooklyn 104:109
San Antonio – Memphis 104:95
Lakers – Golden State 123:127