A është kampionati më i dështuar në basketboll?

Basketboll

A është kampionati më i dështuar në basketboll?

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 12:37
Pamje nga një ndeshje

Pa Pejën e Trepçën e fortë, pa dyshim se kampionati nuk e ka at shijen e dikurshme. Këto klube janë në krizë dhe nuk e kanë fuqinë e dikurshme me basketbollistë. Disa e shohin si kampionati më i dështuar i pasluftës. Peja dhe Trepça në të kaluarën shpenzuan shumë dhe pa llogaritur mirë matematikat, se një ditë do të thellohen në krizë. Jo velëm Peja e Trepça, por shumica e klubeve nuk punuan me gjenerata të reja që sot të kenë një brez për lakmi. 

“Me dy ndeshje që do të zhvillohen të premten do të nis xhiroja e XI në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Rahoveci është nikoqire e Pejës me fillim nga ora 17:00 dhe Bashkimi e pret Golden Eagle Yllin duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkaq të shtunën në program është dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës në ora 17:00, kurse të dielën Borea e pret në "Karagaçi" Kerasan Prishtinën në ora 19:00”, kështu shkruan në faqen e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat