Kush më kë takohet për Kupën e Kosovës?

Basketboll

Kush më kë takohet për Kupën e Kosovës?

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:25
Ilustrim

Në zyre të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është tërhequr shorti për Kupën e Kosovës 2018. Në Grupin A bëjnë pjesë, Sigal Prishtina, Peja, Kalaja, Vushtrria, Istogu, Sfera, kurse pjesë e Grupit B janë Bashkimi, Trepça, Vëllaznimi, United Basketball, AS Kastrioti, Vitia, kurse në Grupin C janë Rahoveci, Kerasan Prishtina, Prishtina e Re, Drita, Don Bosko, Kaçaniku dhë në Grupic D janë Golden Eagle Ylli, Borea, Megasport, Lipjani, Llapi.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9/10 dhjetor dhe do të takohen: Kalaja-Sfera, Istogu-Vushtrria, United Basketball - AS Kastrioti, Vëllaznimi - Vitia, Prishtina e Re - Kaçaniku, Don Bosko - Drita, Lipjani - Llapi.

Ndërkaq në konkurrencën e femrave në Grupin A bëjnë pjesë Pro Bet Prishtina, Drita, Kastrioti, Bashkimi, Trepça dhe në Grupin B janë Penza, Sfera, Vushtrria, Kalaja, Vëllaznimi.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9/10 dhjetor dhe do të takohen: Trepça - Drita, Kastrioti - Bashkimi, Vëllaznimi - Sfera, Kalaja - Vushtrria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat