Skuadrat e mëdha i përmbushën pritshmëritë

Basketboll

Skuadrat e mëdha i përmbushën pritshmëritë

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:00
Pamje nga ndeshja Boston-Denver

Në NBA u zhvilluan plot 9 ndeshje në orët e para të kësaj të enjteje, ku të gjitha skuadrat e mëdha i përmbushën pritshmëritë, duke regjistruar fitoren e radhës.

Kështu Boston Celtics, mposhti 128 – 114 Denver Nuggets në “TD Garden Arena” për të ruajtur kreun e klasifikimit në Konferencën e Lindjes. Kyrie Iving e mbylli këtë takim me 33 pikë, ndërsa statistikat më të mira i përkasin Harris të Nuggets, që shënoi 36 pikë, dha 6 asist dhe konktrolloi 3 topa poshtë koshit.

Paraqitje e mirë edhe e Toronto Raptors, që iu imponua 109 – 115 Phoenix Suns brenda në “Talking Stick Resort Arena”, ku për kanadezët shkëlqeu DeRozan me 37 pikë, ndërsa Ibaka shtoi edhe 21 pikë të tjera për Raptors. Në radhët e Suns spikati Daniels me 32 pikë, por që nuk vlejtën për të shmangur humbjen.

Fitore e rëndësishme e Oklahoma City Thunder në parketin e Indiana Pacers 95 – 100. Russell Westbrook nuk ishte në ditën e tij më të mirë përsa u përket realizime, pasi shënoi vetëm 10 pikë, por skëlqeu me 12 asist dhe plot 17 rikuperime poshtë koshit. Më i miri për Thunder rezultoi Adams me 23 pikë dhe 13 rebound. Oklahoma ngjitet në zonën play off, duke zhvendosur në vendin e nëntë në Konferencën e Perëndimit Utah Jazz, që pësoi humbjen e katërt radhazi 103 – 100 ndaj Chicago Bulls.

11 fitore radhazi për Houston Rockets, që kryeson bindshëm Konferencën e Perëndimit. Viktima e radhës e James Harden me shokë ishte Charlotte Hornets, që u dorëzua 108 – 96 në “Toyota Center”. Chris Paul me 31 pikë, 11 asist dhe 7 rikuperime mori protagonizmin në këtë pëballje, ku Harden u ndal në 21 pikë.

Në takimet e tjera Orlando Magic u dorëzua 95 – 106 ndaj Los Angeles Clippers, Washington Wizards-Memphis Grizzlies përfundoi 93-87, Miami Heat iu kthye humbjes ndaj Portland Trail Brazers 95-102 dhe New Orleans Pelicans-Milwaukee Bucks u mbyll 115-108.

Rezultatet

Indiana Pacers-Oklahoma City Thunder 95-100

Orlando Magic-Los Angeles Clippers 95-106

Washington Wizards-Memphis Grizzlies 93-87

Boston Celtics-Denver Nuggets 124-118

Miami Heat-Portland Trail Brazers 95-102

Chicago Bulls-Utah Jazz 103-100

New Orleans Pelicans-Milwaukee Bucks 115-108

Phoenix Suns-Toronto Raptors 109-115

Houston Rockets-Charlotte Hornets 108-96

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat