Real Madrid mposht Barcelonën në “El Clasico”!

Basketboll

Real Madrid mposht Barcelonën në “El Clasico”!

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 22:55
Real Madrid - Barcelona

Real Madrid ka fituar 87-75 ndaj Barcelona në “Klasiken” e basketbollit europian, e vlefshme Euroleague. Pas periodës së parë të mbyllur në barazim 15-15, “Los Blancos” e mbyllën pjesën e parë me dy pikë avantazh dhe më pas e bënë diferencën në periodën e tretë, ku shënuan 14 pikë më shumë se katalanasit.

Në periodën e fundit, Barça u zgjua nga gjumi, por pa i prishur festën basketbollistëve të Real Madrid, që ngjiten në vendin e tetë të grupit, teksa Barcelona mbetet e 12-a, shumë larg mundësisë për të shkuar në fazën finale.

Pikëshënuesi më i mirë për Real Madrid ishte Luka Doncic, që shënoi 16 pikë, ndërsa Felipe Reyes realizoi 14 pikë dhe kapi 8 topa në tabelë, më shumë se kushdo tjetër. Te Barcelona spikati Ante Tomic, autor i 12 pikëve.

Image
Real Madrid - Barcelona
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat