Shoshi në Lituani

Basketboll

Shoshi në Lituani

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:44
Lis Shoshi

Faqja “Sportando” konfirmoi se basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Lis Shoshi, së fundi pjesë e Sigal Prishtinës, vazhdon karrierën në kampionatin lituan përkatësisht të klubi Pieno Zvaigzdes.

Klubi lituan ka zyrtarizuar transferimin e Lis Shoshit si dhe të basketbollistit Osvaldas Olisevicius nga Gjermania.

23-vjeçari, Shoshi përfaqëson Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019 dhe kishte dëshmuar lojë shumë të mirë kundër Lituanisë, me 23 në nëntor, duke realizuar 10 pikë, 4 kërcime dhe 2 bllokada. Ai po ashtu tregoi lojë të mirë edhe me Hungarisë, kur realizoi 16 pikë dhe 11 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat